Posts

Showing posts from April, 2018
Image
PUDING ME COKOLLATE ! I shijshem dhe i shpejte! Nje embelsire shume e dashur edhe nga femijet. E gjeni edhe ne forme pluhuri ne supermarket por ne pu ju tregojme ta pergatisni pluhurin ne shtepi. Përbërësit: 1 kokerr veze 2 gota qumesht 2 luge gjelle sheqer 1/2 filxhan caji kakao 1 luge gjelle niseshte Ndizni soben dhe ne nje tenxhere shtoni 1gote qumesht dhe gjysnen e sheqerit, Ne nje tas rrahim vezet me nje tel dore, dhe ne nje ene tjeter hedhim sheqerin e mbetur, kakaon dhe niseshtene i perziejme te gjitha dhe masen e hedhim tek tenxherja qe kemi vene te zieje, duke i perzier vazhdimisht. Kur shohim qe masa eshte trashur shtojme vezet e rrahura duke vazhduar ti perziejme per te krijuar pudingun.  Kur te shohim ato flluskat e bukura ne siperfaqe do te thote qe pudingu eshte gati. Hidheni pudingun neper gota dhw lereni te ftohet ne frigorifer. Sipas deshires mund te perdorim biskota te shtypura, fruta si luleshtrydhe, ose fryta te thata per ta shijuar edhe me shume....
Image
JUFKA DIBRE, ME PULE ! Nje recete tradicionale shqiptare, duke iu referuar titullit eshte nje recete dibrane dhe duhet te themi shume e shijshme ! Jufkat mund ti realizojme edhe vete por mund ti blini edhe te gatshme. Po ju listojme vetem perberesit per jufkat nje recete e ngjashme me makaronat ne perberje. Përbërësit: 7 të verdha veze 1 vezë e plotë 1 kg miell Qumësht RCETA ME PULEN  Përbërësit: 1Pule 400gr Jufka 50gr Gjalp Dafine Trumez Ziejme pulen ne tenxhere rreth 20 minuta duke i shtuar kripe, trumez, dafine per arome dhe shije. Jufkat mund ti kavërdisni me 1qepe sipas deshires ose mund ti piqni ne stufe derisa te marrin ngjyre kafe por mos i lini gjate, kujdes! Shuaji jufkat me lengun e pules, ndersa pulen mund ta ndani ne copa ose ta lini sic eshte per ta pjekur. Piqini ne furre rreth 15-20minuta derisa jufkat te kene pire lengun e pules. JU BEFTE MIRE!!
Image
RECEL  LULESHTRYDHE PERBERESIT: 1kg luleshtrydhe 500gr sheqer 1. Marrim luleshtrydhet i lajme dhe i pastrojme nga bishtat, i ndajme pergjysem  dhe pasi te kemi mbaruar kete hap i marinojme me sheqer duke i trazuar do shikojme qe luleshtrydhet do te leshojne lengun e tyre. Mund ti leme te marinuara rreth 1ore. 2. Vendosim tenxheren me luleshtrydhe ne sobe dhe ju keshilloj ta perzieni here pas here recelin  dhe ta pastroni nga shkuma ne siperfaqe. Mund ta kontrolloni pas 25-30 min per trashesine qe ju deshironi. Receli im doli shum i shijshem dhe ne trashesin e duhur.   Ju befte mire !!

Kuzhina shqiptare

Image
Kuzhina shqiptare   është një përzierje e influencave të kuzhinës   turke , asaj   ballkanike   dhe   evropiane . Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë. Pothuajse çdo krahinë ofron specialitetet e saj të veçanta. Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin. Veçanërisht në krahinat e jugut dhe   Shqipëris ë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzavateve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit. Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e   Shkodrës   (tava e krapit),   Pogradecit   (korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj. Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj). Ndër ëmbël...